Katër nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Bëhet fjalë për Frida Pashakon, Keti Luarasin, Jonida Halilin dhe Andi Seferin, të cilët kanë zyrtarizuar largimin e tyre.
Në vend të tyre, pritet që gjatë ditës së sotme të prezantohen zyrtarisht katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës.
Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të dorëheqjeve.