“Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër”, kreu i SPAK, Altin Dumani: Po hetohen disa fakte penale

0
9

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u shpreh se nuk i përgjigjet 7 pyetjeve të drejtuara nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kreui i SPAK tha se dosja e Veliajt është ndarë në fraksion tjetër.

Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po heton disa fakte penale.

“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.

Dosja “Veliaj” është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale”, tha Dumani.

Sakaq ai u pyet nga gazetarët edhe për dosjen ndaj Ceno Klosit, deputet i zgjedhur i PS në Qarkun e Fierit, ish-drejtor i Tatimeve dhe zv/ministër i Energjetikës.

Dumani deklaroi se hetimet për Ceno Klosin po vijojnë. “Për Ceno Klosin vijojnë hetimet”, u shpreh Dumani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here