Pamje të frikshme nga Vlora! Alarm edhe në Kaninë

0
9

Zjarri në malin e Shashicës pranë fshatit Kaninë vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Flakët janë duke rrezikuar banesat në zonë, ndërsa situata raportohet se është emergjente pasi zjarri është tashmë jashtë kontrollit.

Në orët e mbrëmjes, ndërhyrja në terrenin e thyer dhe të vështirë bëhet gjithnjë e më e komplikuar, duke vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencës.

Situata në Vlorë paraqitet problematike në tërësi, teksa edhe zona e Borshit dhe ajo e Piqerasit përballen me flakë të rrezikshme që u afrohen zonave të banuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here