Vatra e zjarrit që përfshiu fshatrat Kalasë – Tatzat – Senicë – Vergo – Kopaçëz – Palavli, të Njësisë Administrative Vergo, bashkia Delvinë, aktualisht vazhdon të jetë aktiv te kodra përballë fshatit Palavli si dhe sipër baxhos në fshatin Kopaçez,nga ku dyshohet të ketë shkuar edhe në malin mbi Borsh.
Janë rreth 2000 banorë nga gjashtë fshatra që u evakuan ditën e djeshme nga banesat e tyre për të shmangur problemet që mund të shkaktoheshin nga zjarri.
Janë djegur 11 banesa, si dhe kisha e fshatit Senicë. Shën Dhimitri. Ndërkohë dëmet në bujqësi, pemë frutore, ullinj dhe blegtori janë të konsiderueshme. Pati gjithashtu edhe tre persona që morën djegie nga zjarri