SPAK/ Arrestohen vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe Erion Alibejn

0
14

Aksioni i fundit i Policisë së Shtetit me urdhër të SPAK ka çuar në arrestimin e vëllezërve Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe Ermir Ndrejaj.

Një i arrestuar tjetër është në Elbasan. Ndërkohë, i komunikohet akuzë e re Plarent Dervishajt dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej. Ky i fundit ka rrëfyer dhjetëra ngjarje, ka folur edhe për trafik droge. SPAK ka dëshminë e tij dhe bisedën në Sky ECC, ndaj është goditur grupi. Në burg iu komunikua akuza Dervishajt dhe Alibejt.

Plarent Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj Arjan Ndoj, ish-prokuror. Ndërsa Erion Alibej për disa vrasje me pagesë, por ka statusin e të penduarit.

Siç raporton gazetarja Klodiana Lala, sekuestrohen ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Në total janë 7 persona, 4 të arrestuar sot (ende nuk dihet indentiteti i njërit), ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi jashtë shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here