Korçë/ Katër veterinerë në pranga për matrikullim të bagëtive të kontrabanduara

0
18

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Matrikulli”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, që çoi në arrestimin në flagrancë të katër veterinerëve të dyshuar për matrikullimin e paligjshëm të 120 bagëtive të imëta dhe gjedhëve, të kontrabanduara nga Greqia.

Sipas hetimeve, kafshët janë futur ilegalisht në territorin shqiptar dhe më pas janë regjistruar si të ligjshme përmes matrikullimit nga veterinerët e ndaluar. Policia njoftoi gjithashtu se ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, i cili dyshohet se është organizatori i kontrabandës së kafshëve.

Gjithashtu, tre shtetas janë proceduar penalisht, pasi kishin strehuar në stallat e tyre kafshët e kontrabanduara.

Këto veprime janë kryer në shkelje të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë, e cila ka vendosur ndalim të përkohshëm të lëvizjes së kafshëve të imta, për shkak të masave të sigurisë veterinare.

Policia thekson se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here