“Korrupsion”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje pasurie”/ SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn

0
11

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Burime bëjnë me dije se akuzat do t’i komunikohet më datë 23 korrik, ditë e mërkurë.

Avokatët dhe Veliaj janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.

Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit.

Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti.

Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë për akuzat e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here