Broja drejt Gjermanisë, Çelsi shumë pranë marrëveshjes me njërin klub mes Leipzigut e Shtutgartit

0
43

Sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, Armando Broja, aq i lakuar në merkaton e kësaj vere, pritet të largohet nga Çelsi gjatë kësaj vere, teksa interesimi për të nga Bundesliga është shtuar ndjeshëm. Sipas “The Athletic”, Red Bull Leipzig dhe Shtutgart janë dy klubet që kanë shfaqur interes konkret për sulmuesin shqiptar. Broja, i cili sezonin e kaluar u huazua te Everton, është rikthyer në “Stamford Bridge”, por e ardhmja e tij duket larg klubit londinez. Leipzig e shikon 22-vjeçarin si zëvendësues të Ksavi Simons dhe Benjamin Sesko, të cilët pritet të largohen gjatë kësaj merkatoje. Ndërkohë, Shtutgart kërkon të zëvendësojë Nik Voltemade, që është në radarin e Bajernit të Munihut. Vlera aktuale e Brojës sipas “Transfermarkt” është rreth 12 milionë euro (10.4 milionë £), ndërkohë që Çelsi mund të shfrytëzojë interesin e Leipzig për të ndikuar në negociatat për një nga yjet e tyre, sipas asaj që raportojnë mediat pranë klubit anglez. Simons dhe Sesko janë dy nga emrat më të kërkuar të merkatos, me Leipzig që kërkon midis 80 dhe 100 milionë euro për shërbimet e tyre. Çelsi tashmë ka përforcuar repartin ofensiv me afrimet e Liam Delap, Joao Pedro dhe Xhimi e Gitens, por e ardhmja e Nikolas Xhekson është ende e paqartë, ndërsa Noni Madueke është pranë kalimit te Arsenal. Nëse Xhekson largohet, Blutë mund të kërkojnë një tjetër sulmues — dhe këtu ndoshta mund të vijë edhe një marrëveshje me Leipzig që përfshin Brojën si pjesë shkëmbimi. Në pritje të një vendimi zyrtar, e ardhmja e Armando Brojës mbetet një nga pikat e nxehta të merkatos së Çelsi këtë verë.

Broja në listën e 7 largimeve të Çelsit

Çelsi planifikon shitjen e shtatë lojtarëve gjatë verës së këtij viti. Dhe, njëri prej tyre që është në listën e lojtarëve që do të shiten, është edhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja. Kështu ka raportuar të enjten “The Athletic”. Broja 23-vjeçar nuk ishte pjesë e Çelsit në Kupën e Botës për Klube që u mbajt në SHBA. Çelsi e fitoi Botërorin e Klubeve duke e mposhtur në finale PSG-në me rezultatin e thellë, 3:0. Sulmuesi i Shqipërisë së fundi ishte huazuar tek Evertoni.

Julian Shehu firmos me

Ndërkohë, mesfushori i Kombëtares kuqezi, Julian Shehu, është lojtari më i mirë i Uidzeu Lodzh për kampionatin e kaluar. Duke luajtur në Poloni, ai fitoi thirrjen e tij të parë në ekipin kombëtar të Shqipërisë, gjatë stërvitjeve i ra në sy trajnerit Silvinjo, ka qenë titullar dhe grumbullohet vazhdimisht në përfaqësuese. Gjatë një periudhe të vështirë në Uidzeu, ai u bë lider në fushë, duke shënuar gola, duke vrapuar shumë dhe duke qenë lojtari më efektiv për ekipin e tij. Shqiptari ka marrë shpeshherë çmimin “lojtari i ndeshjes”. Nuk ka dyshime se i rrethuar nga lojtarë më të mirë, ai do të jetë në gjendje të arrijë një nivel edhe më të lartë. Situata e kontratës së tij mund të jetë shqetësuese. 26-vjeçari ka plotësuar minutat e kërkuara, gjë që i lejon klubit të zgjasë kontratën e tij për një vit tjetër. Megjithatë, një njoftim i tillë nuk është bërë, pasi Uidzeu aktualisht po negocion me Shehun për një kontratë më të gjatë, të cilën shqiptari e meriton pas sezonit të kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here