Google search engine
Home Bota “Ukraina do të marrë sasi masive armatimesh”, Rutte sjell detaje nga marrëveshja...

“Ukraina do të marrë sasi masive armatimesh”, Rutte sjell detaje nga marrëveshja me Trump: Evropa paguan, SHBA prodhon

0
70

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka sjellë detaje të reja për marrëveshjen e shpallur nga Donald Trump, duke theksuar se ajo do t’i sigurojë Ukrainës sasi të mëdha pajisjesh ushtarake, përfshirë mbrojtje ajrore, raketa dhe municione.

“Kjo është diçka vërtet e madhe,” ka deklaruar Rutte gjatë takimit me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se Trump e kishte telefonuar të enjten dhe i kishte thënë se donte që Ukraina të merrte gjithçka që i nevojitet – me kusht që shtetet evropiane të mbulonin koston.

Rutte ka theksuar gjithashtu se shumë shtete janë të gatshme të marrin pjesë në këtë iniciativë, duke përmendur Finlandën, Danimarkën, Suedinë, Norvegjinë, Britaninë e Madhe, Holandën dhe Kanadanë, ndërsa ka paralajmëruar se “kjo është vetëm vala e parë, do të ketë edhe të tjera.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here