U rrëzua në burg dhe theu legenin, zbulohet arsyeja e lirimit të ish-Shefit të Rrugores, Roven Zeka

0
45

GJKKO vendosi sot të pranojë kërkesën e Roven Zekës, ish-Shefi i Policisë Rrugore të Tiranës për zëvendësimin e masës së sigurisë në arrest shtëpie.

Nxerrja nga burgu është kërkuar për arsye shëndetësore, pasi Roven Zeka mësohet se është rrëzuar në burg dhe ka pësuar dëmtime fizike.

Burime bëjnë të ditur se Zeka ka dëmtuar legenin në ambientet e burgut dhe kërkohet trajtim mjekësor në kushte të lehtësuara.

Roven Zeka u arrestua me urdhër të SPAK 3 muaj më parë për korrupsion, së bashku me ish-zyrtarë të Policisë së Shtetit, Edison Tabaku dhe Sokol Novaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here