Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan

0
103

Vijojnë ndryshimet në kupolën e lartë të drejtuesve të policisë së shtetit ku së fundmi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur emërimet e reja për qarkun e Korçës dhe Elbasanit.

Kështu, drejtor i Policisë së Korçës, është emëruar Uljan Shpataraku ndërsa Erion Ahmeti që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit.

Ditët e fundit kryepolici Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin por edhe në drejtues qarqesh. Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here