Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar në oret e para të mëngjesit të sotëm një operacion në Sahkodër, në zbatim të 13 urdhër-arresteve të dhëna për anëtarët e një grupi kriminal që kryenin trafik të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendin tonë, që shkonte në sasitë nga 850-1000 kologramë.
Mësohet se urdhër arrestet janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi, janë vënë në prana 8 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
Mes personave të shpallur në kërkim është edhe ish-shefi i Krimeve Erjon Dani, i cili ka ushtruar detyrën edhe ne komisariatin 3 në tiranë por ka disa kohë qe është larguar nga policia.
Burime bëjnë me dije se zbulimi i grupit ka ardhur si pasojë e zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC.