Ka përfunduar procesi i rinumërimit në Qarkun e Fierit, duke sjellë një përmbysje në ndarjen e mandateve.
Kandidatja e PS Zegjine Çaushi ka humbur mandatin, ndërsa Maldrita Bardho ka arritur të sigurojë vendin në Kuvend me vetëm 10 vota më shumë në radhët e PS.

Rinumërimi i votave u krye pas kërkesës për verifikim të hollësishëm dhe ka rezultuar vendimtar për fatin e mandatit mes dy kandidateve.
Shifrat sipas KQZ:
Maldrita Bardho
Vota preferenciale: 3616
Vota nga Diaspora: 1020
4636 vota në total
Zegjine Caushi
Vota preferenciale: 4026
Vota nga Diaspora: 600
4626 vota në total