Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë në vend.
Vendndodhja e tërmetit duket se ka qenë Fushë Kruja, aty ku lëkundje të tokës kishte edhe pak ditë më parë.
Magnituda e lëkundjeve ka qenë 4.2 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia ishte 5 kilometra nga sipërfaqja e tokës.
Tërmeti u pasua nga paslëkundje, me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia ka qenë 15 kilometra.
