Pas më shumë se 15 vitesh planifikime amerikane intensive, ushtria amerikane ka bërë një operacion të rrezikuar ndaj objektivit bërthamor iranian në Fordo.
Gjenerali Dan Caine, shefi i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, e cilësoi sulmin si “kulmin” e punës së gjatë dhe të forcave amerikane në kuadër të operacionit të koduar “Çekani i Mesnatës”.
Sipas Caine, armët e tjera në këto sulme ishin të dizajnuara me kujdes për të siguruar suksesin e sulmit. Një nga elementët kyç ishte zhvillimi i një bombe speciale “bunker-shkatërruese”, e krijuar për të depërtuar mbrojtjen e fortë të Fordos, i cili ndodhet nën një masë malore.
Gjenerali bëri me dije se një oficer i Agjencisë Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes kishte studiuar centralin përplot 15 vite, duke e parë me detaje, me qëllim realizimin e operacionit komplekse. Sulmi u krye më 22 qershor dhe shënon një moment historik në strategjinë amerikane ndaj centraleve bërthamore.