Në limitet e nisjes së armëpushimit, Izraeli vret shkencëtarin bërthamor në Iran

0
16

Agjencia iraniane e lajmeve NOURNEWS raportoi vdekjen e shkencëtarit bërthamor Mohammadreza Sediqqi në një sulm izraelit në Iran para fillimit të armëpushimit.

Nëntë persona u vranë të martën herët në sulmet izraelite ndaj shtëpive në provincën Gilan, në veri të Iranit, sipas raportimit të një zyrtari lokal.

Irani u përgjigj me breshëri raketash. Sulmet vranë 5 persona në qytetin jugor izraelit të Beershebës.

Izraeli radakord me propozimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një armëpushim me Iranin, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit. Izraeli e ka arritur qëllimin e tij për të eliminuar kërcënimin bërthamor dhe balistik të Iranit”, tha zyra e kryeministrit.

Në të njëjtën kohë, ai falënderon Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre në mbrojtje dhe “pjesëmarrjen e tyre në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian”.

“Në Operacionin ” Luani Lindor “, Shteti i Izraelit shënoi arritje të mëdha historike dhe u vendos në të njëjtin nivel me fuqitë botërore”, theksohet gjithashtu.

“Ky është një sukses i madh për popullin e Izraelit dhe luftëtarët e tij, të cilët eliminuan dy kërcënime ekzistenciale për shtetin tonë dhe siguruan përjetësinë e Izraelit”, përfundon deklarata e Zyrës së kryeministrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here