Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCC paralajmëron se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.
U bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe tregoni kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.
“Raportoni çdo zjarr apo tym në numrin 128 ose 112! Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën! Bashkëpunimi juaj është jetik për një verë të sigurt”, thuhet në njoftim.