Në fjalimin e tij të parë publik pas sulmeve amerikane, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka akuzuar Uashingtonin për shkelje të ligjit ndërkombëtar.
“Shtetet e Bashkuara, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kanë kryer një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së, të drejtës ndërkombëtare dhe NPT-së duke sulmuar instalimet bërthamore paqësore të Iranit”, tha Araghchi në një postim në rrjetet sociale.
“Ngjarjet e këtij mëngjesi janë të shëmtuara dhe do të kenë pasoja të përhershme. Çdo anëtar i OKB-së duhet të alarmohet për këtë sjellje jashtëzakonisht të rrezikshme, të paligjshme dhe kriminale.”
Ai shtoi se Irani “rezervon të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin, interesat dhe popullin e tij”.