“Nuk ka ushtri tjetër në botë që do të mund ta bënte këtë”/ Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump

0
2

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e presidentit Donald Trump, pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit.

Trump shkruan se në rast kundërpërgjigje, Teherani do të përballet me një forcë ushtarake edhe më të madhe se ajo e mbrëmjes së kaluar.

Mesazhi i Trump:
“Çdo hakmarrje nga Irani kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se çfarë u pa sonte. Faleminderit! Donald Trump, president i Shteteve të Bashkuara”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një seri sulmesh ajrore kundër lokacioneve bërthamore në Fordow, Isfahan dhe Natanz, në Iran. Njoftimi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump erdhi në mbrëmjen përmes një mesazhi të publikuar në platformën e tij Truth Social dhe të shpërndarë për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë.
Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, presidenti i SHBA-së tha se të tre lokacionet ishin “shkatërruar plotësisht”, duke specifikuar se qëllimi i Uashingtonit është të pamundësojë aftësitë e pasurimit të uraniumit të Teheranit dhe “t’i japë fund kërcënimit bërthamor të paraqitur nga një vend që është sponsori kryesor i terrorizmit në botë”. Trump i bëri thirrje edhe një herë Iranit, të cilin e quajti “ngacmuesi i Lindjes së Mesme”, të bëjë paqe, duke parashikuar sulme të reja të SHBA-së nëse nuk e bën këtë. “Nëse ata nuk bëjnë paqe, sulmet e ardhshme do të jenë më të këqija dhe shumë më të lehta për t’u kryer: kanë mbetur shumë objektiva dhe nëse paqja nuk arrihet së shpejti, ne do t’i godasim”, theksoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here