Duke folur pas valës së fundit të raketave iraniane, ministri i mbrojtjes i Izraelit ka thënë se Ajatollah Ali Khamenei “nuk mund të vazhdojë të ekzistojë”.
“Një diktator si Khamenei, i cili drejton një vend si Irani dhe e ka bërë shkatërrimin e Izraelit mision të tij, nuk mund të vazhdojë të ekzistojë. IDF është udhëzuar dhe e di se për të arritur të gjitha qëllimet e saj, ky njeri absolutisht nuk duhet të vazhdojë të ekzistojë”, tha ai.
Kjo deklaratë vjen pasi zyrtarët amerikanë thanë këtë javë se Donald Trump vuri veton ndaj komplotit të Izraelit për të vrarë Khamenein.
Vetë Trump tha më vonë se nuk ka plane për ta vrarë atë “të paktën për momentin”.
Kjo është dita e shtatë e sulmeve të ndërsjellta mes Iranit dhe Izraelit, ku asnjëra palë nuk pranon të tërhiqet.