U largua para kohe nga samiti i G7, Trump përgënjeshtron Macron: Nuk ika për një marrëveshje Iran-Izrael

0
49

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar se është larguar para kohe nga samiti i G7 në Kanada për të punuar mbi një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit. Në një postim në rrjetet sociale, ai gjithashtu e ka quajtur presidentin francez Emmanuel Macron “i etur për vëmendje”.

Trump shkroi se Macron “nuk ka asnjë ide” për arsyen e kthimit të tij në Uashington dhe se ajo ishte “shumë më e madhe” se një armëpushim.

Reagimi i tij erdhi pasi Macron kishte sugjeruar se Trump kishte bërë një “ofertë” për armëpushim. Ish-presidenti amerikan e hodhi poshtë këtë deklaratë si të pavërtetë, duke shtuar: “Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë e ka gabim. Qëndroni në pritje!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here