Çuan në falimentim 7 fasoneri për të shmangur detyrimet tatimore, dy të arrestuar

0
13

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Elbasanit, ka finalizuar me sukses një tjetër goditje ndaj krimeve ekonomike, në kuadër të operacionit të koduar “Bankrupt”.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Elbasanit, të datës 2 qershor 2025, u ekzekutuan masat e sigurisë për katër shtetas, të dyshuar për përfshirje në një skemë mashtrimi dhe shmangieje të detyrimeve fiskale, përmes falimentimit të qëllimshëm të disa bizneseve fason.

Të arrestuar:
• Algert Kau, 40 vjeç, u ndalua në Tiranë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4;
• Giuseppe Lamachia, 60 vjeç, shtetas italian, u kap në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas, në tentativë për të lënë territorin e Shqipërisë;
• Zyhra Kreci, 27 vjeçe;
• E. S., 31 vjeçe, ekonomiste, për të cilën u caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Të katërt të arrestuarit ushtronin funksionin e administratorëve në biznese të ndryshme dhe dyshohet se kanë bashkëpunuar për të çuar në falimentim të simuluar 7 fasoneri, me qëllim shmangien e pagesës së tatimeve dhe taksave ndaj shtetit.

Masa të tjera:
Në kuadër të operacionit u vendos sekuestro preventive mbi:
• 7 subjekte ekonomike (fasoneri);
• 12 llogari bankare, të lidhura me aktivitetin e dyshuar kriminal.

Njoftimi: 

Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, dhënë më datë 02.06.2025, për:

-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për:
shtetasin Algert Kau, 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë;
shtetasin italian Giuseppe Lamachia 60 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë;
shtetasen Zyhra Kreci, 27 vjeçe, të tre me detyrë administratorë subjektesh;

-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. S., 31 vjeçe, me profesion ekonomiste, të katërt për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-vënien e sekuestros preventive mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për çuarjen në gjendje falimenti, 7 fasoneri, për të shmangur taksat dhe tatimet.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here