Aksion i madh i Speciales në Kosovë kundër trafikut të drogës

0
36

Dy biznesmenët Lorik Tigani dhe Onur Vizdik janë në mesin e personave të arrestuar në një megaoperacion të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, lidhur me dyshimet për kontrabandë me substanca narkotike. Lajmin e ka raportuar ekskluzivisht Paparaci, duke pasur burime të informuara brenda Policisë së Kosovës.

Aksioni është zhvilluar mëngjesin e të martës në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit dhe me pjesëmarrjen e rreth 500 zyrtarëve policorë. Burimet bëjnë me dije se zbërthimi i aplikacionit të komunikimeve të koduara Sky ECC ka qenë kyç për identifikimin dhe goditjen e këtij rrjeti të dyshuar kriminal.

Lorik Tigani dhe Onur Vizdik, ky i fundit shtetas turk, janë ortakë në kompaninë “Tada Group” Sh.P.K., e cila operon në sektorin e restoranteve dhe furnizimit me ushqim, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK). Nuk është hera e parë që emri i Tiganit del në lidhje me rastet e trafikimit të drogës. Në vitin 2022, ai ishte ndaluar nga Prokuroria e Ferizajt për dyshime të ngjashme, në një rast ku u kap në Han të Elezit, bashkë me një person tjetër, për trafikim të narkotikëve nga Maqedonia e Veriut.

Krahas Tiganit dhe Vizdikut, janë arrestuar edhe persona të tjerë në këtë operacion të gjerë që shënjestron një rrjet të organizuar që dyshohet se ka qenë aktiv në trafikun e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here