Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Zhvillohet sot Etapa e Dytë, ja rrugët që do të bllokohen

0
15

Sot, më 27 maj 2025, zhvillohet etapa e dytë e edicionit të 82-të të Turit Çiklistik të Shqipërisë, një ndër garat më të vjetra të këtij lloji në botë. Etapa nis nga Shkodra rreth orës 11:40 dhe përfundon në Elbasan rreth orës 16:00.

Policia u bën thirrje qytetarëve të shmangin qarkullimin në akset rrugore ku zhvillohet gara, për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv dhe sigurinë e çiklistëve.

Itinerari dhe oraret e bllokimit të rrugëve për Etapën e Dytë:

Shkodër, rruga “Zogu i Parë” – dalje e qytetit: 11:40 – 12:15

Shkodër – Balldre: 12:00 – 12:45

Balldre – Thumanë: 12:15 – 13:30

Thumanë – Maminas: 13:00 – 14:15

Autostrada Maminas – Durrës: 14:00 – 15:00

Autostrada Durrës – Rrogozhinë: 14:30 – 15:30

Rruga Rrogozhinë – Elbasan: 15:00 – 16:00

Bradashesh – unaza e qytetit Elbasan: 15:30 – 16:00

Përbërja e garës:
Turi Çiklistik i Shqipërisë për këtë edicion përfshin 15 skuadra me gjithsej 96 sportistë nga vende të ndryshme.

Fituesi i Etapës së Parë:
Etapa e parë u zhvillua dje me nisje nga Tirana dhe finish në Shkodër pas një itinerari prej 151 kilometrash, ku fitues doli italo-shqiptari Gabriele De Fabritis, i cili kaloi i pari vijën e finishit në zonën e Parrucës.

Finalja e Turit:
Turi do të përfundojë të premten me Etapën e Pestë, që nis nga Vlora dhe përfundon në Fier, ku do të shpallet edhe fituesi i përgjithshëm i këtij edicioni të 82-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here