CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, SPAK mbyll hetimet dhe merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin

0
19

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA, bën me dije Report TV.

SPAK do u komunikojë Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës zyrtarisht 3 akuzat, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.

Monika Kryemadhi ndodhet në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa Meta në arrest me burg, i arrestuar më 21 tetor 2024.

Akuzat do t’iu komunikohen edhe personave të tjerë të ekspozuar në këtë dosje, Ema Çoku e Pirro Xhixho.

SPAK pritet të dërgojë dosjen në gjykatë brenda pak ditësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here