Trajneri i ri i përfaqësueses së Brazilit, Karlo Ançeloti, ka shpallur sot listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Botërorit ndaj Ekuadorit dhe Paraguait, ku nuk kanë munguar surprizat.
Në listën e publikuar, spikat mungesa e yjeve si Neymar dhe Rodrigo, ndërsa në ekip rikthehet Kasemiro, i besuari i Ançelotit nga periudha e tij te Real Madrid.
Ançeloti theksoi para mediave:
“Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Kam përzgjedhur lojtarët më të gatshëm dhe të përgatitur që mund të kontribuojnë për skuadrën dhe të luftojnë për fitoren.”
Lista e Brazilit:
Portierë: Alison, Bento, Hugo Souza.
Mbrojtës: Danilo, Vanderson, Aleks Sandro, Karlos Augusto, Uesli, Aleksandro, Beraldo, Leo Ortiz, Markinjos.
Mesfushorë: Andreas Pereira, Andrei Santos, Bruno Gimaraesh, Kasemiro, Ederson, Gerson.
Sulmues: Antoni, Estevao, Gabriel Martineli, Mateus Kunja, Rafinja, Riçarlison, Vinícius Junior.
Kjo përzgjedhje tregon synimin e Ançelotit për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme.