Berisha fut sherrin në PD/ Plas lufta në listën e Tiranës, zbulohen pazaret

0
37

Kryetari i PD Sali Berisha vazhdon me bindjen e tij se votat e zgjedhjeve të 11 majit, të cilat e nxorrën partinë e tij humbëse janë të vjedhura. Të ftuar në një emision televiziv ishin Faik Basha dhe avokati Gylsen Zhllima të cilët dhanë mendimin e tyre lidhur me ngjarjen në fjalë. Basha tha se opozita ka dështuar në përzgjedhjen e kandidatëve dhe nuk ka prova për krime zgjedhore më 10 maj, duke cilësuar videot e “treni bullgar” si mashtrim. Zhllima u shpreh se PD nuk mund të jetë njëkohësisht autor dhe viktimë, dhe se opozita ka qenë e dobët në normimin e Kodit Zgjedhor. Të dy theksuan nevojën për reflektim dhe ndryshim brenda opozitës.

Faik Basha,ekspert sigurie:
Jam fanatik i analizave pas çdo situate. Kam analizuar çdo gjë që ka çuar në një përfundim, dhe këtë duhet të bëjë edhe opozita. Kemi dy kampionë që kanë grumbulluar sasi të konsiderueshme votash: Jorida Tabaku dhe Dr. Alimehmeti, të dy njerëz me vlera, të cilët qytetarët i kanë konsideruar të denjë për t’u dhënë një shans për në Parlament. Njëra u fut me meritë dhe tjetri nuk hyri për shkak se disa të tjerë që ndodhen në lista janë “madhështorë”, por nuk marrin as 110 vota. Në një listë kur pretendon të kthesh një regjim dhe pretendon se t’i vodhën votat, kujt ja vodhën? Joridës, apo atij madhështorit që edhe në koma të ishte, do ia jepnin votat për sevap? Nuk e di çfarë logjike dhe njësie mase ka përdorur opozita kur ka bërë përzgjedhjen për listën.

Kam qenë këtu kur kam thënë që më datë 10, nuk kam konstatuar as krime zgjedhore, as njerëz që të dilnin nëpër shtëpi për të kërkuar votë. Opozita nuk e di ku ndodhet, dhe ky është problemi më i madh. Dhe nuk dua të merrem me opozitën, sepse vetë kam thënë që nuk dua të merrem me opozitën në kushtet kur ajo pretendon të sjellë një zhvillim.

E patë videot e “trenin bullgar”? Nuk janë fletë votimi origjinale që janë përdorur për të votuar, janë fletë që përdoren për të mësuar instruktorët si të votohet. Kjo është e vërteta që do dalë: janë fletë printimi, do dalë që është një mashtrim i opozitës, dhe kjo është më e rënda.

Gylsen Zhllima, avokat:
Pretendimet e zotit Berisha unë do t’i them kështu: te krimet zgjedhore nuk vjen si viktimë kur je autor. Pse zoti Berisha duhet të jetë edhe autor edhe viktimë në të njëjtën kohë? Partia Demokratike asnjëherë nuk ka marrë atë që duhet të marrë, sepse ka qenë e dobët në normimin e Kodit Zgjedhor. Zoti Berisha, bashkë me zotin Rama, duhet të na thonë: a do shkojnë drejt ndryshimeve kushtetuese?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here