Trajner i ri dhe rinovime, Tare dhe Milan e kanë të qartë strategjinë

0
27

Me ardhjen tashmë thuajse të sigurtë tek Milan i drejtorit të ri sportiv, Igli Tare, tek kuqezinjtë do të fillojnë të vendosen themelet për të ardhmen, duke nisur nga tre çështje që, sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtori shqiptar do të duhet t’i zgjidhë menjëherë.

Trajneri i ri
Qëllimi është që pankinën e klubit ta marrë një trajner italian që di të fitojë. Favoriti mbetet Vincenzo Italiano, edhe pse për ta bindur do të duhet të kapërcehet rezistenca e Bolonjës, që janë gati ta mbajnë të lidhur deri në vitin 2028 me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon. Opsione të tjera të hapura janë Massimiliano Allegri – për të cilin Napoli mbetet në pole pozicion në rast të largimit të Contes – dhe Roberto De Zerbi, nëse largohet nga Marselja.

E ardhmja e Leao-s
Sulmuesi portugez pritet të jetë qendra e projektit të ri, ose do të largohet këtë verë. Vendimtare do të jetë trajneri që do të zgjidhet. Tare ka ndërmend të flasë personalisht me sulmuesin, pasi në idenë e futbollit të drejtuesit shqiptar, lojtarët me talent gjithmonë duhet të kenë një vend.

Rinovimet
Milan rinvovoi me Reijnders, por orët e fundit flitet se skuadra e Manchester Cityt të Guardiolës i është vënë pas mesfushorit holandez, me Milan që duhet të tregojë rezistencë, për të mos humbur një prej lojtarëve më kualitativ të ekipit. Më pas do të jetë radha e Maignan dhe Pulisic. Prioritet padyshim është portieri, i cili ka kontratë që skadon në 2026, ndërsa për amerikanin ka një opsion për ta zgjatur deri në 2028.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here