Dosja “Partizani”, GJKKO kalon për gjykim ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij

0
32

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar kalon për gjykim dosjen penale të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Vendimi u mor nga gjyqtarja e posaçme Flojera Davidhi.

Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi si dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

SPAK ka ngritur ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij akuzat për shpërdorim detyre, korrupsioni, fshehje pasurie dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here