Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, dëmtohet disa apartamente

0
24

Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natën në një lagje periferike të Elbasanit.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja.

Burime jo zyrtare bënë me dije se shpërthimi u dëgjua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Banesa”.

Nga shpërthimi ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.

Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti.

Po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe po hetohet intensivisht nga policia dhe prokuroria e cila ka mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here