Harrojeni Nuredin Dumanin, i forti i Elbasanit “trondit” gazetarët para SPAK

0
57

Erjon Alibej, një ndër eksponentët kryesor të krimit në qytetin e Elbasanit, premton se do të flasë hapur për gjithçka di në lidhje me botën e nëndheshme. Pas Nuredin Dumanit që ka marr statusin i penduari i drejtësisë, Erion Alibej pritet të trondisë botën e krimit. Në një seancë të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme ku të pranishëm kanë qenë prokurorët e SPAK dhe gazetarët, Erjon Alibej ka kërkuar të bëhet durim sepse do të tregojë gjithçka di. Ka qenë një nga të akuzuarit e dosjes “Plumbi i Artë” e cila lidhet me ngjarjet kriminale që ka pranuar të tregojë Nuredin Dumani, shtetasi Xhuljano Hoxha ai që marrë fjalën i pari dhe ka hedhur akuza ndaj Erion Alibej në përballjen live me këtë të fundit. “Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka tregu se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela”, është shprehur Hoxha, i cili është dënuar me burg përjetë.

Ndërkohë, menjëherë më pas ka marrë fjalën në sallën e gjyqit dhe shtetasi Erion Alibej, i cili ka kërkuar nga mediat që të bëjnë durim pasi do t’i mësojnë prej tij të gjitha. “Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërtetë dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona”, është shprehur Erjon Alibej. Ndërkohë, Xhuljano Hoxha është kundërpërgjigjur menjëherë duke thënë se ai kishte marrë dënim me burgim të përjetshëm vetëm për shkak të atyre që kishte deklaruar Erion Alibej, ndaj dhe ai në një farë mënyre tha se do të fliste më shumë sesa dihet deri tani për disa ngjarje kriminale në Elbasan. “Unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalët e tua. Kam shumë unë për të thënë për ty”, ka deklaruar Xhuljano Hoxha. Erjon Alibej, i cili njihet dhe me emrin Andrea Alibej, është vëllai i Endrit Alibej, i ekzekutuar në dhjetor të vitit 2018. Në të njëjtën ditë u vra edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay, pasi të tre ishin në një “Range Rover”, ku u goditën me breshëri kallashnikovi.

Erion Alibej akuzohet si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit e Rigels Runaj në korrik të 2020-ës në Elbasan. Si autorë të krimit janë arrestuar më herët Xhuljano Hoxha dhe Eugen Halili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here