“Financial Times”: Dy afatet e fundit për fatin e Vuçiçit

0
10

“Financial Times” shkruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po përballet me javët më sfiduese të karrierës së tij. Janë dy afate politike që kanë potencialin ta vulosin fatin e regjimit të tij, sipas artikullit.

Ai ka afat deri në mes të prillit për të zgjedhur pasuesin ose duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja. Të dielën, ai propozoi Gjuro Macutin për kryeministër.

Por dhënia e mandatit për Macutin, që ka thënë se politika nuk duhet të jetë pjesë e universiteteve, sipas analistëve, nuk do të ndalë lëvizjen protestuese. Ai duhet të zgjidhet kryeministër deri më 18 prill.

Edhe nëse përfundon me sukses zgjedhjen e kryeministrit të ri, Vuçiçi ka përballë vetes edhe një afat tjetër që mund të jetë përcaktues për të ardhmen e tij politike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjatur dy herë afatin kohor që Serbia të gjejë blerës për Industrinë e Naftës të Serbisë (NIS), të udhëhequr nga Gazpromi, ose do të përballet me sanksione.

Por kompania ruse nuk është e gatshme të shesë aksione. “Qasja ruse është që duan ta mbajnë me çdo kusht”, ka thënë Vuçiçi më herët për FT. Më 29 mars, Vuçiçi njoftoi se afati i fundit është shtyrë për 30 ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here