Ambasada Britanike “merr në dorë” zgjedhjet, pyet Dumanin për hetimet

0
44

Ambasada Britanike në Tiranë thirri në selinë diplomatike kreun e SPAK-ut, Altin Dumani dhe drejtuesin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi për t’u informuar mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore.

“Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin Special, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore, publikuar në vitin 2025.

Seanca informuese mbuloi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve për hetimin e shkeljeve zgjedhore brenda mjedisit aktual operativ, përfshirë strategjinë për zbutjen e rreziqeve potenciale në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Marrëveshja e re midis institucioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar si një hap i rëndësishëm i radhës në sigurimin e qartësisë së qëllimit për secilin institucion.

Ambasada Britanike përshëndet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të drejta dhe të sigurta”shkruan ambasada.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here