Italia ka një prej 3 ligave më të forta në botë. Dy dekada më parë kampionati italian ishte më i forti në botë, por ra disi ndjeshëm në cilësi pas skandalit”Calciopoli” në vitin 2006. Më tej disa klube janë përmirësuar, sikurse ndodhi me Interin dhe Napolin, por pas vitin 2007 ka rënie të Milanit dhe Juventusit, si dhe klubeve të tjera që nuk po arrijnë të rivalizojnë për trofe në Europë. Gjithsesi, futbolli italian mbetet sërish ndër më të mirët në botë dhe një futboll tërheqës. Ndërkohë, operacioni për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanos në zonën e “San Siro”-s kap vlerën e 1.2 miliardë eurove. Një objekt që do të ketë një kapacitet prej afërsisht 71,500 vendesh dhe do të funksionojë 365 ditë në vit. Kështu thuhet në dosjen e paraqitur nga Interi dhe Milani në Bashki dhe që në 250 faqe shpjegon se si do të transformohet zona pas blerjes nga klubet.
Vetëm ndërtimi i stadiumit, i cili sipas projektit do të nisë të funksionojë në vitin 2031, kap vlerën e rreth 700 milionë eurove. Vlerësohet se zonat ndihmëse (restorante, dyqane, palestra) do të hyjnë në funksion mes viteve 2033 dhe 2035. Stadiumi do të ndërtohet në perëndim të zonës, ndërsa në lindje do të mbetet një pjesë e “San Siro”-s aktuale, e cila do të ripërdoret. Rizhvillimi i pjesshëm i objektit përfshin heqjen e plotë të çatisë, tribunave të unazës së tretë dhe të parë, një pjesë të stendave të unazës së dytë dhe afërsisht 70% të rampave që karakterizojnë fasadën ekzistuese. Sa i përket Milanit, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me terrenin e blerë pak muaj më parë për 15 milionë euro në një zonë në periferi të Milanos, ku duhej të ndërtohej edhe impianti i ri, nëse nuk gjendej një akord me Bashkinë e qytetit. Ndërkohë, trajneri i përkohshëm kroat i Juventusit që e zëvendësoi Thiago Motën, Igor Tudor, është shprehur shumë i lumtur që ka nisur punën te “zonja e vjetër” dhe ka bërë shaka duke thënë se do të dëshironte kontratë 10-vjeçare.
Tudori e zëvendësoi Motën të dielën, ndërsa puna e tij me futbollistët nisi menjëherë të hënën. Ndërkohë, konferencën e parë për shtyp, Tudori e mbajti të enjten dhe i falënderoi të gjithë punonjësit e klubit për pritjen që i është bërë. “Ka shumë emocione natyrisht. Të gjithë duan të jenë trajnerë të Juves. Por më e rëndësishmja është që kemi një punë për të bërë, një punë që duhet bërë mirë dhe kemi synime për t’i arritur”, ka deklaruar Tudori. Tekniku ka karrierë së fundmi si trajner ka bërë te Lacio, ndërsa ka udhëhequr edhe disa skuadra tjera të njohura. Një nga lajmet më të rëndësishme nga konferenca e parë për shtyp e Tudor ishte konfirmimi i kapitenit të ri të skuadrës.
Mota ishte kritikuar për vendimin e tij për të ndarë shiritin e kapitenit mes disa lojtarëve të ekipit të parë, gjë që sipas disa kritikëve dëmtoi vazhdimësinë dhe hierarkinë brenda ekipit. Për të shmangur të njëjtat gabime, Tudor e bëri të qartë se Lokateli do të jetë kapiteni kryesor i Juventusit në të ardhmen. “Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi. Kapiten do të jetë Lokateli. Do të caktojmë edhe dy ose tre të tjerë në ditët në vijim. Manuel është një djalë i ndershëm dhe i përkushtuar. Ai ka cilësitë e duhura për ta bërë këtë detyrë,” u shpreh Tudor.