Zbatimi i Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) është shtyrë sërish deri në tremujorin e fundit të vitit 2026. Ky sistem do të kërkohet nga të gjithë udhëtarët që vizitojnë shtetet e Bashkimit Evropian dhe do të jetë i vlefshëm për tre vjet ose derisa të skadojë pasaporta.
ETIAS do të jetë i nevojshëm për qytetarët e vendeve që përfitojnë nga heqja e vizave, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria. Ky sistem ka për qëllim të përmirësojë sigurinë dhe kontrollin e hyrjeve në BE dhe të parandalojë keqpërdorimin e mundshëm të udhëtimeve pa vizë.