Java e 31-të e Kategorisë Superiore nisi me surpriza të mërkurën dhe me emocion e surpriza vijoi edhe dje, sidomos në duelin derbi në kryeqytet midis Dinamos dhe Partizanit. Për herë të parë këtë edicion, “nëndetësja” mundi Partizanin 1-0 dhe siguroi tri pikë me mjaft vlerë në rrugëtimin e titullit, kurse “demat e kuq”, përpos se e shndërruan humbjen në dramë në minutën e 95-të, duke humbur penallti, tani rrezikojnë pozitat e tyre në tabelë, pasi rrezikohen nga Elbasani i vendit të pestë që është vetëm 4 pikë larg.
Ndeshja
Derbi i kryeqytetit midis Dinamos dhe Partizanit u luajt dje pasdite në stadiumin “Elbasan Arena”. Ishte një takim klasik midis tyre, ku diferencën e bënë detajet. Natyrisht që pritej shumë nga të kuqtë, që shpresonin të përtërinin pozitat e tyre në tabelë, sepse në kuadër të top-4 që shkon në Final Four, Partizani rrezikon jo pak, por “demat” as dje nuk ia dolën të lënë gjurmë e për pasojë disfata erdhi dhe madje në mënyrën më të dhimbshme. Kështu, Dinamo ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0. Blutë fituan derbin e parë të sezonit ndaj “demave”, pikërisht në javën e 31-të të Superiores. Skuadra e Ilir Dajës diktoi ndeshjen dhe shënoi golin e avantazhit me Zabërgjën. Sulmuesi i Dinamos realizoi në minutën e 59-të. Domgjoni e bëri dramë takimin në minutën e 95-të, pasi humbi penalltinë e fituar nga Bintsuka. Tashmë të kuqtë rrezikojnë seriozisht vendin e katërt duke qenë se Elbasani ndjek me 4 pikë më pak. Dinamo ka aktualisht po aq pikë sa Egnatia e vendit të parë. Këto të fundit do të përballen me Vllazninë.
Daja: Me 99% Dinamo do të jetë në Europë
Trajneri Ilir Daja i Dinamos nuk e fshehu gëzimin e tij pas fitores së djeshme, duke thënë se tani “nëndetësja” di të jetë në Europë. Sot ka qenë një kompleksitet veprimesh që ne bëmë shumë mirë. Pa motivimin maksimal të lojtarëve nuk arrihet asgjë. Sigurisht që ne e përgatitim ndeshjen edhe në raport me kundërshtarin, edhe me kontingjentin në dispozicion për të bërë më të mirën, edhe pse është në nivel paragjykimi. Por ajo që rezultoi sot ishte edhe vazhdimësia në lojë, se jo vetëm morëm tre pikët e arritëm fitoren. Besoj se me 99% sot, pas shumë vitesh, Dinamo është përsëri prezente në Europë. Por ajo që më kënaqi më shumë, është që lojtarët dhe manovra e mbështetjes, krijimi i superioritetit, lojtarët mbajtën një ritëm e krijuam personalitet se Partizani është ndër më të mirët në kampionatin shqiptar pavarësisht largimeve që ka patur.
Egnatia-Vllaznia, ora 20:00
Java 31
Të mërkurën
Laçi-Elbasani 0-1
Tirana-Bylis 2-2
Të enjten
Dinamo-Partizani 1-0
Teuta-Skënderbeu 1-0
Egnatia-Vllaznia 2-2
Renditja
Nr.Ekipi Pikë
1.Egnatia 55
2.Dinamo 54
3.Vllaznia 51
4.Partizani 44
5.Elbasani 40
6.Laçi 33
7.Teuta 33
8.Bylis 33
9.Tirana 32
10.Skënderbeu 30