Në tryezën e diskutimit në një emision televiziv ishte ardhja e OPDAT në Shqipëri në një vizitë speciale në SPAK.
Për ekspertin Karamuço, pas ikjes së amerikanëve në Prokurorinë e Posaçme pati një mbledhje që u arrit vazhdimi i punës së SPAK si një institucion, ku pak ditë pas saj u arrestua Veliaj.
“Nuk e themi dot këtë por mund të spekulojmë deri diku që mund të ishte një kartëvizitë e mirë për qeverisjen amerikane, mbasi kanë ikur amerikanët pati një mbledhje në Prokurorinë e Posaçme.
Përshpejtimi i proceseve që nxiteshin nga amerikanët nisi të frenohej. Nga kjo mbledhje u arrit që do të vazhdojmë si një institucion dhe vetëm goditje me dosjet që kemi dhe të tregojmë që jemi një institucion dhe pak ditë pas saj ndodhi arrestimi i Veliajt.”