“O Rame na nxore gjumin” – Basha poston video pas mesnatës për kryeministrin: Vetëm një shok të ka ngelur

0
50

Replikat përmes rrjeteve sociale mes kryetarit të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Bashës dhe kryeministri Edi Rama po vijojnë tanimë prej ditësh.  Edhe kësaj here, Basha nuk ka kursyer ironitë për kreun e qeverisë.

Ai ka publikuar pas mesnatës një video në llogarinë e tij në “Facebook”, ku përpos faktit që shumë bashkëpunëtorë të kryeministrit janë në burg, Basha i është drejtuar atij duke i thënë se është palë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Bashës, Berisha dhe Rama kanë një miqësi me njëri-tjetrin pa të cilën nuk bën dot asnjëri dhe as tjetri.

“O Rame na nxore gjumin ke lagjja ime e vjetër hë. Kush është kandidat. Pëllumb Seferi hë? E njeh mirë ti. Ta hoqi skalpin në 2021.

E merr Ram, merr Ram ngele duke pyetur për shokët e mi. S’ke faj more burrë. Të gjithë shokët e tu ke 7 herë 7 te 313 o Rame. 

Vetëm një shok të ka ngelur. Bufi, bufi, po ti vdes për bufin o Rame. Ti dhe bufi, bufi dhe ti jeni të pandarë. Hajde Rame se lidhemi nesër për më shumë”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here