Propozimi i Trump për kalimin e termocentraleve në pronësi amerikane, Zelensky: I përkasin popullit

0
28

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se të gjitha termocentralet bërthamore janë në pronësi të popullit të Ukrainës, duke kundërshtuar idenë e presidentit amerikan Donald Trump që këto të bëhen pronë amerikane.

“Nuk janë pronë private, por centrale bërthamore të shtetit ukrainas,” u shpreh Zelensky, duke sqaruar se këto centrale i përkasin Ukrainës dhe nuk do të jenë nën kontrollin e SHBA-së.

Në lidhje me propozimin e Trump për kontrollin amerikan mbi këto centrale, Zelensky theksoi se ai kishte shpjeguar se centrali bërthamor i Zaporizhzhia do të mbetej nën kontrollin ukrainas. Ai shtoi se, nëse SHBA dëshiron të ndihmojë me investime dhe modernizim në këto centrale, kjo mund të diskutohet, por çështja e pronësisë është e mbyllur.

“Ne jemi të hapur për të diskutuar mundësi bashkëpunimi, por asnjëherë nuk kemi diskutuar çështjen e pronës me Presidentin Trump,” përfundoi Zelensky.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here