Zgjedhjet e 11 majit/ Rama porosi kryetarëve të bashkive: Mos ndërhyni në garën midis socialistëve

0
66

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Berat kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se kryetarët e bashkive nuk duhet të ndërhyjnë në garë apo të shprehin preferenca për kandidatët.

Rama u shpreh se të gjithë kryebashkiakët duhet të jenë në shërbim të Partisë Socialiste dhe numrit 5, që është numri i kësaj force politike në fletën e votimit.

“Dua t’ju them kryetarëve të bashkive se duhet të jenë në dispozicion të PS-së dhe të numrit 5. Më pëlqen shumë ky numër, sepse është tamam 5 me 1,” tha Rama, duke bërë një parashikim për fitore.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se zgjedhjet nuk bëhen për një deputet të një zone të caktuar, por për një përfaqësim të gjerë në Parlament. Ai gjithashtu bëri batuta me deputetin Fadil Nasufi, duke e cilësuar si “njeri të maratonave dhe jo të sprinteve.”

“Kur unë thashë që për burrat do të jetë e prerë që nuk mund të jenë në lista të mbyllura nëse kanë pasur qoftë edhe një mandat, Fadili e shprehu gatishmërinë e tij për çdo variant. Ai nuk është njeri i sprinteve, por i maratonave, dhe në fund, në maratonë fitojmë unë dhe Fadili,” tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se kjo fushatë është një sfidë e gjatë, ku rëndësi ka angazhimi dhe mbështetja e strukturave të PS për të siguruar një rezultat të suksesshëm më 11 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here