Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem İmamoğlu ka përfunduar në pranga.
Ka qenë një hetim gjithëpërfshirës në Bashkinë e Stambollit që çoi në ndalimin e kryebashkiakut Ekrem İmamoğlu dhe lëshimin e urdhër arresteve për 100 persona të tjerë, zyrtarë, biznesmenë dhe punonjës të mediave.
Zyra e Prokurorit Publik bëri me dije se janë zbuluar raste të rryshfetit dhe probleme me tenderat.
Policia kontrolloi shtëpinë e İmamoğlu në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke e shoqëruar atë në selinë e policisë së Stambollit.
Transmetuesi privat CNN Türk tha se Zyra e Kryeprokurorit Publik nisi këtë çështje, duke zbuluar mbledhjen e paligjshme të fondeve të lidhura me İmamoğlu dhe disa biznesmenë.
“Dëshmitë tregojnë për fitime të padrejta, pastrim parash dhe kanale të fshehura të parave të gatshme”, tha ai.
Akuzat shtrihen në kohën e İmamoğlu si kryebashkiak i Beylikdüzü. Autoritetet pretendojnë se ai ndërtoi një rrjet besnik duke manipuluar ofertat, duke marrë ryshfet dhe duke korruptuar sistemin ligjor.
100 të dyshuarit përballen me akuza për krim të organizuar, mashtrim dhe manipulim tenderash.
Nga shtëpia e tij gjatë bastisjes, İmamoğlu ndau një video ku thotë:
“Është e trishtueshme të thuhet, por ata që përpiqen të vjedhin vullnetin e njerëzve e kanë kthyer policinë time të dashur në vegla të kësaj të keqeje. Qindra oficerë janë në pragun e kryebashkiakut të Stambollit. Unë jam me njerëzit – i fortë dhe i qëndrueshëm”.
































