Dita e Verës, policia plan masash për aktivitetet

0
13

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e aktiviteteve me rastin e festimeve për Ditën e Verës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të gjitha strukturat e policisë, të rendit, policisë rrugore dhe patrullat e përgjithshme do të jenë në terren në mbështetje të forcave kombëtare të Sigurisë, të shpërndarë në sheshet dhe rrugët ku do të përqëndrohen qytetarët për të ndjekur aktivitetet e planifikuara.

Policia thotë se në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve.

Në Elbasan, gjatë ditës së sotme,(14 mars), nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit, ndërsa në Tiranë, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Policisë Bashkiake do të jenë të terren, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim shmangien e krijimit të trafikut dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve, në rrugë alternative.

Policia e Shtetit i bën apel qytetarëve, që të zbatojnë masat kufizuese dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për të ndihmuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here