Masakër në Siri/ Përplasje mes forcave qeveritare dhe ‘ushtarëve’ të Assadit

0
44

Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur janë raportuar në përleshjet e fundit në rajonin bregdetar të Latakias, Tartus dhe Homs, pas shpërthimit të dhunës mes forcave qeveritare dhe milicive të lidhura me regjimin e vjetër të Assadit. Sipas burimeve lokale dhe Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, numri i viktimave është më i lartë se 70 dhe raportohet për deri në 147 të vdekur. Shumica e viktimave janë nga minoriteti alavit, i cili mbështet regjimin e dikurshëm të Assadëve.

Përplasjet e fundit shpërthyen të enjten në qytetin Jabaleh, ku milicitë lokale sulmuan pozitat qeveritare. Ky sulm u përshkrua si një nga më të dhunshmit ndaj qeverisë së re të Ahmed al-Sharaa, liderit të Hayat Tahrir al-Sham, i cili erdhi në pushtet pas rrëzimit të regjimit të Assadëve.

Reagimi i qeverisë nën udhëheqjen e al-Sharaa ka qenë i ashpër. Dërgimi i njësi ushtarake dhe helikopterëve për sulme ajrore ka shkaktuar një numër të lartë viktimash, duke përfshirë edhe ekzekutime të civilëve. Në këtë kaos, autoritetet siriane kanë arrestuar gjeneralin Ibrahim Huweija, ish-shefin e inteligjencës ajrore të regjimit të Assad.

Në këtë situatë të tensionuar, Rusia, e cila ka baza ushtarake në Tartus, ka shprehur shqetësimin e saj për eskalimin e dhunës dhe ka bërë thirrje për qetësim të situatës. Rusia ka konfirmuar mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë, duke kërkuar nga të gjithë liderët sirianë të ndërmarrin hapa për t’i dhënë fund masakrës.

Përplasjet e mëtejshme mes forcave pro-regjimit dhe milicive të reja po thellojnë krizën, duke rikthyer Sirinë në një “fuçi baruti”, ku tensionet politike dhe etnike janë më të larta se kurrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here