Denoncimi i krimeve zgjedhore, nis funksionimin faqja e SPAK-ut, ja si bëhet denoncimi

0
54
Screenshot

Prej ditës së djeshme faqja e denoncimeve pranë Prokurorisë së Posaçme ka filluar me funksionimin e saj. Të gjithë personat që do të kallëzojnë një krim zgjedhor do duhet të futen në faqen e spak.gov.al në dritaren “Denonco Krimin Zgjedhor” ku dhe më pas do të hapet faqja zyrtare. Çdo person që siguron prova për krim zgjedhor do duhet të plotësojë fushat e pasqyruara në faqe si Emër Mbiemër, nr identifikimit si dhe zgjedhja nëse është person fizik apo juridik. Pasi plotëson të gjitha fushat në lidhje me veprën penale që denoncuesi mendon se personi i kallëzuar ka shkelur ligjin, në faqe jepet hapësira për përshkrimin e situatës e deri tek pasqyrimi me foto video apo dokument.

Në lidhje më kallëzimin e kryer prokuroria ia dërgon kallëzimin Prokurorit dhe agjenteve të BKH të cilët me herët janë zgjedhur për qarqet e vendit. Janë 12 prokurorë të shpërndarë në të gjithë qarqet e që në mbikëqyrje do të kenë dhe bashkitë që do të ndjekin dosjet përkatëse. Në ndihmë të tyre do të jenë dhe agjentët e BKH, ndërsa duke i konsideruar prioritet është nënshkruar dhe marrëveshje me prokuroritë e rrethe për shkëmbimin e informacionit. Strategjia e hetimeve të krimeve zgjedhore ka nisur të funksionojë prej fillimit të marsit e do të vazhdojë deri në daljen e rezultateve të votimeve të 11 majit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here