Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka deklaruar se vendi i tij është gati të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por vazhdon thirrjen e tij për garancitë e sigurisë së SHBA.
“Një armëpushim pa garanci sigurie është i rrezikshëm për Ukrainën,” thotë ai.
Zelensky vë në dukje se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron t’i japë fund luftës, por se askush nuk dëshiron paqen më shumë se ukrainasit.
“Një armëpushim nuk do të funksionojë me Putinin. Ai i ka thyer armëpushimet 25 herë gjatë dhjetë viteve të fundit. Një paqe e vërtetë është zgjidhja e vetme,” thotë ai.
Zelensky thotë se ai nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Ukrainës ndaj Rusisë.
“Rusët po na vrasin. Rusia është armiku dhe ky është realiteti me të cilin përballemi. Ukraina dëshiron paqe, por duhet të jetë një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme. Për këtë, ne duhet të jemi të fortë në tryezën e negociatave.”
Në një postim në X, presidenti i Ukrainës thotë se ndihma e Amerikës ka qenë jetike për t;i ndihmuar të mbijetojnë.
“Megjithë dialogun e ashpër, ne mbetemi partnerë strategjikë. Por ne duhet të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin për të kuptuar me të vërtetë qëllimet tona të përbashkëta”
Ai shton se Ukraina është”shumë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara për të gjithë mbështetjen, veçanërisht gjatë tre viteve të pushtimit në shkallë të plotë, dhe falënderon Presidentin Trump.
“Unë dua që SHBA të qëndrojë më fort në anën tonë”, tha ai.
Zelensky shton se do të jetë e vështirë të vazhdojë të luftojë kundër agresionit rus pa mbështetjen e SHBA-së dhe thotë se të gjithë ukrainasit duan të dëgjojnë një pozicion të fortë të SHBA.
Ai thotë se SHBA duhet të përcaktojë se çfarë garancie sigurie do të ketë Ukraina: “Çfarë lloji, çfarë vëllimi dhe kur”, shkroi ai., ndërsa shton se marrëdhënia me Presidentin amerikan është më shumë se vetëm mes dy liderëve, është një lidhje historike dhe solide midis popujve.
































