Vitamina D dhe rëndësia që ka për njeriun, Nikola Ndoni: Është baza e sistemit imunitar

0
24

Nikola Ndoni, këshillues i mjekësisë holistike, i cili foli në lidhje me vitaminën D dhe rëndësinë që ajo ka për trupin tonë.

Andoni theksoi faktin që në fakt vitamina D nuk është një vitaminë, por një gjysmë hormon që tregon edhe më shumë për rëndësinë që ka për trupin tonë.

“Ka një konfuzion të jashtëzakonshëm mbi të, nuk është vitaminë, është gjysmë hormon, që është shumë herë më e domosdoshme për organizmin se vitamina. Ka disa lloj Vitaminash D, trupi i njeriut përdor Vitaminën D3. E vetmja vitaminë që në dizajnimin tonë si trup na e ka lënë krijuesi që mos ta marrim si ushqim por nga rrezet e diellit.
Duhet kujdes, sepse kur na ka krijuar krijuesi rrinim 90 përqind të kohës në natyrë, tani rrimë vetëm 10 përqind dhe nuk kemi mundësi ta sintetizojmë,. 42-97 përqind e popullsisë globale ka mungesë të gjysmë hormonit D.
Shkak i parë është që nuk rrimë mjaftueshëm në natyrë.

Rrezatimi nuk është më ai që ka qenë, sepse kemi ndotje ajri dhe kjo ndikon. Gjithçka varet edhe nga ngjyra e lëkurës, një lëkurë e errët ka nevojë të rrijë më gjatë në lëkurë. Në trupin tonë ndodhet edhe një proteinë e cila e “lidh” vitaminën D, në mungesë të saj është e vështirë të përthithet. Pra është një situatë komplekse ka shumë faktorë që ndikojnë”, tha ai.

Andoni shtoi se vitamina D është baza e sistemit imunitar dhe vdekjes së qelizave.

“Është bazë për shtimin e qelizave, për gjenomën, ruajtjen nga kanceri. Kanceri i gjirit, prostatës dhe ai i zorrës së trashë janë drejtpërdrejtë të lidhura me mungesën e vitaminës D. Duhet të marrim 110 unite që të jemi të mbrojtur të pakën 67% më shumë nga këto llojet e kncerit. Sëmundjet autoimune, përfshirë diabetin tipi 1 janë të lidhura me këtë gjysmë hormon gjithashtu. Marrja e suplementit të kësaj vitamine duhet patjetër, megjithatë gjithçka duhet të vendoset pas bërjes së analizave”, ka sqaruar ai.

Ndoni u ndal edhe tek vendosja e kremit të diellit, të cilin nuk e këshillon.

“Dalim në diell vendosim dhe kremra mbrojtës, të cilët përveçse kanë kimikate bllokojnë edhe përthithjen e vitaminës D. Shkojmë në plazh dhe mbulohemi me kremëra mbrojtjes”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here