“Presidenti të shkarkojë rektorin e UBT që s’njeh Kushtetutë e ligj”, Bardhi ngre tonet në seancë

0
67

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka kërkuar që presidenti Bajram Begaj të shkarkojë rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, i cili kishte ditën e djeshme një dëgjesë në mbledhjen e grupit të PS.

Duke replikuar me Niko Peleshin, Bardhi u shpreh se nëse një rast i tillë ndodh edhe një herë, grupi i PD do të detyrohet të veprojë dhe të jetë i pranishëm aty.

Gazment Bardhi: I kërkoj Presidentit shkarkimit e rektorit që nuk njeh kushtetutë dhe ligj

Ai ka ardhur atje sepse ju dhe ai keni një hall të përbashkët, si të pengoni SPAK të luftojë korrupsionin në vend. Jua ka bashkuar halli me të, mbajeni hallin por jashtë godinës së Kuvendit. Nëse ndodh edhe një herë tjetër që të sillni në ambientet shtetërore të godinës së Kuvendit njerëz të akuzuar nga SPAK, ne do të na keni aty

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here