“SHBA nuk është më këtu, SPAK-un e krijoi vullneti politik i PS-së”, Rama: Ambasada e SHBA s’ka bërë më asnjë deklaratë

0
61

Në rubrikën Sy më sy në Facebook, kryeministri Edi Rama ka theksuar se SPAK është krijuar nga vullneti politik i Partisë Socialiste.

Ai theksoi se, ndërkohë që SHBA ka pasur një rol asistues në krijimin e SPAK, tashmë ata nuk janë më të pranishëm dhe ambasada e SHBA-së nuk ka bërë më asnjë deklaratë mbi këtë çështje. Rama gjithashtu ka komentuar deklaratat e opozitës, ku “Bufi” është shprehur se do të “shkrinte” SPAK-un, duke e quajtur këtë një veprim të motivuar nga frika e të kaluarës që nuk mund të ndryshohet.

Rama theksoi se institucionet e reja, përfshirë SPAK-un, kanë nevojë për një kritikë konstruktive, ndërsa vuri në dukje se ky institucion është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet nga PS, e cila është partia, që ka vullnetin e popullit shqiptar.

Edi Rama: Jemi përpara një fakti të thjeshtë, dua ata që insistojnë që këtu jemi të gjithë njësoj, janë të gjithë për burg. SPAK është një institucion i krijuar nga vullneti politik i PS, SPAK e solli Amerika, e mban Amerika, se është Amerika, Amerika nuk është më, i kishte njerëzit e vet që asistonin SPAK, shkonin, hynin e dilnin në mëngjes, nuk janë më, i ka tërhequr Amerika.

Keni dëgjuar ndonjë ambasadës amerikane për SPAK, për drejtësinë? Pati një deklaratë nga BE, unë ato që thashë i them prapë, bëhet fjalë për institucionet e reja që kanë 5 vjet dhe kanë nevojë edhe për kriticizëm konstruktiv. Këneta është e përbetuar nëpërmjet gojës së bufit vet, që do e shkrijë SPAK.

Nëse do të isha dhe unë i interesuar, i trembur, i shqetësuar, kjo do ishte më e thjeshtë, një fishkëllime dhe a e di si vinte bufi? E sillte tmerri që ka nga SPAK. SPAK është aty dhe do të jetë aty me mbështetjen e kësaj fuqie, të PS. Populli shqiptar kërkon që SPAK të jetë aty, të fuqizojë veten. Sot kemi provën e padiskutueshme të pavarësisë së SPAK. Por duhet edhe profesionalizmi dhe integriteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here