Google search engine
Home Politike Drejtesi Hetimet për dosjen “Veliaj”/ Deputetja e PS, Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

Hetimet për dosjen “Veliaj”/ Deputetja e PS, Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

0
127

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala. Në pamjet e siguruara duket deputetja socialiste dhe njëherazi kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve teksa i drejtohet ambienteve të SPAK.

Kujtojmë se Bushka është nën hetim për pengim të hetimeve të kryera nga SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Sipas SPAK, dyshohet se deputetja Bushka ka orientuar dëshmitarët se çfarë të deklarojnë kur të merren në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here