Qyteti Rio de Janeiro po përballet me një valë të fortë të nxehti, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40°C.
Autoritetet kanë dërguar paralajmërime për banorët dhe turistët që të marrin masa mbrojtëse ndaj temperaturave ekstreme.
Ndërsa qytetarët që jetojnë në lagjet e varfra të Rios po përpiqen të freskohen në mënyrat e tyre, shumë banorë dhe vizitorë janë dyndur në plazhet e qytetit për të përballuar motin e nxehtë.